Rikthimi bujshëm i Neymarit te Barcelona?
Neymar mund të rikthehet te Barcelona. E përditshja i referohet një takimi në brazil mes përfaqësuesve të brazilianit të PSG-së më vëzhguesin e Barcelonës për Amerikën e Jugut Andre Cory.

Sipas medias pranë klubit katalanase thuhet se është diskutuar mbi mundësinë e një kthimi të Neymar te Barcelona.

26-vjecari u ble nga skuadra Pariziene për shifrën rekord 222 milion euro në verën e vitit 2017. Ambjenti te skuadra e PSG duket se nuk është ai që Neymar priste dhe Barcelona tashmë e pret atë me krahë hapur.

Ndërkohë tifozët e Barcelonës janë kundër një rikthimi të futbollistit duke mbajtur akoma mëri për atë largim që pak e prisnin.

Sigurisht ato nuk do të paguanin më atë shifër të cmendur më të cilën e shitën por me një ulje të ndeshmje duke përfituar edhe nga situata jo e mirë që po kalon PSG për shkak të një Fair Play financiar./albeu.com/


Shtuar më 08/01/2019, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori