Rikthimi i Kakasë, Gattuso: Tifozët duhet të tregojnë durim
Gennaro Gattuso i bën thirrje tifozëve të Milanit të jenë të durushëm në lidhje me rikthimin e Kakasë së dikurshëm. Ish-lojtari i Milanit, i cili tashmë drejton skuadrën e Palermos shprehet se braziliani nuk ka luajtur shumë në tre vitet e kaluara dhe nuk e ka shprehur veten në nivelet e tij.


“Durimi është ajo çfarë ka nevojë Kaka. Shpresoj ata të mos presin të shohim Kakan e të kaluarës. Braziliani nuk ka luajtur shumë në tre vitet e kaluara dhe nuk e ka shprehur veten në nivelet e tij.Andaj tifozët e Milanit do të duhet të tregojnë ca durim pasi ai është një lojtar i madh dhe, veçanërisht, një djalosh i shkëlqyeshëm ta kesh në dhomën e veshjeve”, shprehet Gattuso.

Braziliani u rikthye në San Siro këtë verë pas katër viteve problematike në Spanjë me Realin e Madridit. /albeu.com//
Shtuar më 09/09/2013, ora 14:01
Ndeshja e fundit
18/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e AC Milan në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori