Rikthimi Icardi-t, ja banderola fantastike e tifozëve
Mauro Icardi u rikthye më në fund pas shumë kohëve në stërvitje me skuadrën e Interit duke hedhur kështu pas krahëve çdo gjë që ka kaluar.

Sulmuesi fillimisht bëri disa ushtrime në palestër më shokët e skuadrës më pas doli në fushë ku filloi të vijonte punën me një trajner duke kryer disa ushtrime të personalizuara për të përmirësuar gjëndjen fizike.

Për t’i dhënë një buzëqeshje argjentinasit ishin disa tifozë, të cilët u shfaqën në "Appiano" me një baner shumë të qartë:

"Le të ëndërrojmë përsëri. Mirë se kthehesh Maurito"! /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2019, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori