Rikthimi në Itali "ringjall" Cutronen: Ndjehem si në shtëpi
Sulmuesi i Fiorentinës, Patrick Cutrone, ka rrëfyer se si po shkon aventura e tij më e re në një intervistë për faqen e klubit violë. Italiani u transferua para pak ditësh nga Wolwes dhe ai duket se është përshtatur shumë shpejt me shokët e ekipit.

"Po kaloj shumë mirë këtu. Stafi dhe ekipi janë fantastikë. E dija përpara se të vija se Fiore është në një situatë të vështirë, por mua më pëlqejnë sfidat dhe së bashku do ia dalim. Më ka pëlqyer gjithmonë qyteti i Firences dhe mendoj se do të ishte bukur të jetoje këtu. Ndihem i nderuar nga mikpritja që tifozët më bënë dhe i premtoj se do të jap maksimumin në çdo ndeshje që do të luaj," tregon 22-vjeçari.

"Në Angli mësova shumë dhe jam përmirësuar në çdo aspekt. Tani i marr ndeshjet një nga një dhe jam më i përqendruar. Përballja me Interin? Do të jetë një ndeshje e bukur fundjavën tjetër. Kam kujtime fantastike në anën tjetër të "San Siros", por fillimisht mendojmë për ndeshjen kundër Genoas që e kemi këtë fundjavë. Do të jetë një betejë e vërtetë, pasi edhe Genoas i duhen pikë. Më pas do të mendojmë për Interin," mbyll Cutrone.
Shtuar më 23/01/2020, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori