Rikthimi te Kukësi nis "ters" për Gjokën, titullari përfundon në spital
Trajneri Ernest Gjoka do ta nisë aventurën e tij te Kukësi me probleme. Numri një i stolit do të vuajë disa mungesa të rëndësishme. Grupit të lojtarëve me problemerëndësishme i shtohet dhe ai i mesfushorit Irakli Dzaria. Ky i fundit nuk po kalon një periudhë të mirë.

Ai prej disa ditësh ndodhet iu shtruar në spitalin Infektiv në QSUT. Gjeorgjiani ka probleme, pasi po kalon një virozë që është shoqëruar me temperaturë të lartë. Lojtari po mbahet nën vëzhgimin e rreptë të mjekëve.

Numri një i stolit duhet t'i bëjë llogaritë pa të për ndeshjen ndaj Laçit. Për takimin ndaj kurbinasve do të mungojë dhe kapiteni Ylli Shameti, por dhe mbrojtësi tjetër Gëzim Krasniqi. Ky i fundit ka mbyllur sezonin për shkak të një problemi në këputjen e ligamentit. /albeu.com/

Shtuar më 08/04/2019, ora 21:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori