Rikuperim në momentet e fundit, Sarri mund të ketë në dispozicion mesfushorin për finalen e Kupës
Juventusi përgatitet për finalen e Kupës së Italisë, ditën e mërkurë në mbrëmje, ora 21:00 ("Olimpico", Romë) dhe trajneri Maurizio Sarri ka marrë lajmin më të mirë: Aaron Ramsey mund të rikuperohet.

Uellsiani është kthyer në stërvitje dhe mund të jetë gati ta nisë nga stoli sfidën përballë Napolit (të grumbullohet), teksa vështirë duket rikuperimi në kohë për Giorgio Chiellini dhe Gonzalo Higuain, që vazhdojnë të mos stërviten me grupin.

Megjithatë, sipas Gazzetta dello Sport, deri në fund, Sarri do të jetë ai që, pasi të flasë edhe me stafin mjekësor, të vendosë për ish-lojtarin e Arsenalit. Ramsey numëron 24 takime në të gjithë kompeticionet në këtë sezon me fanellën e bardhezinjve, duke shënuar edhe katër gola.

Ai u transferua në Torino me parametra zero nga Arsenali (edhe pse komisioni preku 15 mln eurot dhe rroga është 8 mln euro).

Shtuar më 16/06/2020, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori