Rikuperohet Ribery: Rikthehem shpejt në fushë
Pëlqej
Franck Ribery është duke marrë plotësisht veten nga dëmtimi që pësoi në gju dhe shumë shpejtë do të jetë në formën e tij optimale për të ndihmuar sa më shumë bavarezët me paraqitjet e tij në fushë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë 31-vjeçari i cili mungoi në sfidën hapëse të Bundesligës që kampionët e Gjermanisë zhvilluan në “Alianz Arena” përballë Wolfsburgut.

“ Ndihem goxha mirë edhe pse ndiej ende dhimbje në gju. Rikuperimi im është në një stad të avancuar dhe çdo gjë është shumë më mirë se 10 ditë më parë. Shpresoj shumë që të rikthehem në stërvitje këtë të Mërkurë. Është e vërtetë që nuk mund të jem i gatshëm për sfidën e kësaj fundjave me Schalken, por shpresoj që një gjë e tillë të ndodhë më 13 Shtator në takimin ndaj Shtugartit. Kam besim se do të jem në 100% të formës time pas pauzës së kombëtareve” u shpreh Ribery.

Franck Ribery zhvilloi në total 22 ndeshje me Bayernin në sezonin e kaluar të Bundesligës duke shënuar edhe 10 gola. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori