Rikuperohet Valdes, firmos me Liverpoolin?
Victor Valdes dhe Liverpool një martesë që mund të finalizohet në çdo moment. Ish portieri i Barcelonës aktualisht pa kontratë po merr veten nga dëmtimi që pësoi në fillimin e këtij viti dhe është në kërkim të një destinicioni të ri për të vijuar karrierën. Fillimisht u përfol për një akord të 32-vjeçarit me Monacon, por klubi i principatës pasi mori vesh për dëmtimin e rëndë të Valdes hoqi dorë nga ai.

Tashmë skuadra e vetme me emër që kërkon të marrë shërbimet e portierit spanjoll është Liverpooli dhe marrëveshja mes Valdes dhe klubit nga Anfield Road mund të konkretizohet në ditët e ardhshme.


Trajneri i "The Reds" Brendan Rodgers e pëlqen shumë gardianin spanjoll dhe duke parë formën jo të mirë që po kalon belgu Simon Mignolet në këtë fillim sezoni, numri 1 i stolit të klubit anglez mund të vendosë tia dorëzojë atij celësat e katërkëndëshit të portës së 18-herë kampionëve të Anglisë.

Por pavarësisht dëshirës së Rodgers, Valdes që të bëhet pjesë e Liverpoolit më parë duhet tu nënshtrohet një sërë provash mjekësore në mënyrë që klubi anglez të verfikojë se në cfarë gjendjeje fizike ndodhet ai. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori