Rinis presingu për Cerci-n, Galliani takon Urbanon
Pëlqej
Milan ka zgjedhur: blerja e madhe duhet të jetë Alessio Cerci dhe për këtë arsye Adriano Galliani ka bërë hapa përpara. Administratori kuqezi ka takuar pak orë më parë presidentin e Torinos Urbano Cairo për të diskutuar rreth futbollistit të kombëtares italiane, që pëlqehet shumë nga Filippo Inzaghi.

Pas refuzimit që Granadat i bënë ofertës së Atletico Madrid (14 milionë euro plus bonuse) Milan duket më i favorizuar, shkruan portali "gianlucadimarzio.com".

Ka optimizëm nga të dyja palët por deri tani nuk ka asgjë konkrete ndaj dhe duhen pritur orët dhe ditët në vazhdim. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori