E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Rinovim faranoik për Ibrahimoviç
Zlatan Ibrahimoviç dhe Paris Saint Germain do të vazhdojnë bashkëjetesën mes tyre dhe për disa vjet. Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive franceze, "L'Equipe", palët kanë nisur bisedimet për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2017, për më tepër me një rritje të ndjeshme të pagës.

Marrëveshja aktuale mes suedezit dhe kampionëve të Francës përfundon në vitin 2015, por klubi dëshiron që të zgjasë dhe për dy vjet të tjera bashkëpunimin duke ja shpërblyer Ibrës dhe me një rritje të ndjeshme page.

Sulmuesi kombëtares skandinave në kontratën e tij të re, pritet të përfitojë 15 milionë euro në sezon, dhe lajmi është konfirmuar dhe nga menaxheri i tij Mino Raiola.

Sinjalet për një zgjatje të qëndrimit të tij në kryeqytetin francez erdhën vetëm pak kohë më parë në një intervistë që Ibrahimovic dha për BBC, ku deklaroi se tashmë nuk ka më moshë për të kërkuar një kalim në Premier League dhe se ndihet mirë nën hijen e kullës Eiffel. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2013, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori