Rinovim faraonik për Yaya Toure (FOTO LAJM)

Pasi rrezikoi të humbiste në fund të sezonit Yaya Toure, Manchester City mund të marrë frymë lirisht, pasi klubi ka vendosur të rinovojë kontratën me një prej futbollistëve më të rëndësishëm.

Sipas të përditshmes britanike "The Sun" mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të firmosë një kontratë të re 4-vjeçare nga e cila do të përfitojë 45 milionë paund.

Toure u transferua nga Barcelona te Manchester City në vitin 2010, ndërsa ishte një nga futbollistët deçizivë në sukseset e skuadrës së drejtuar nga Roberto Mancini në kampionatin anglez të futbollit Premier League. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2013, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori