Rinovim Pogba-Juve, ja shifrat
Pëlqej
Fjalët e djeshme të agjentit të Paul Pogba trembën jo pak tifozët e Juventus përsa i përket rinovimit të kontratës së mesfushorit francez, që skadon në vitin 2016. Sipas asaj që shkruan sot "TuttoSport", fjalët e Oualid Tanazefti nuk përputhen me realitetin.

Giuseppe Marotta dhe Mino Raiola kanë rënë dakord që kontrata e Pogba me Juventusin të zgjatet deri në vitin 2019: francezi do të përfitojë 4,5 milionë euro në sezon, por kjo shumë mund të shkojë në 5,5 për shkak të bonuseve të shumtë.

Për momentin Juventus po përqëndrohet në merkato ku kërkon një sulmues dhe firma me Pogba do të vijë pas datës 1 shtator. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori