Rinovimi, Benzema madrilen deri në 2019
Pëlqej
Real Madrid bëri të ditur rinovimin me Karim Benzema deri në 30 Qershor të vitit 2019. Kontrata e mëparshme e sulmuesit francez me "Los Blancos" skadonte në 2015, por akordi për rinovimin ishte arritur prej kohësh. Benzema dhe Reali kishin rënë dakord që para Kupës së Botës por axhenda e ngjeshur e klubit kishte shtyrë zyrtarizimin e zgjatjes së kontratës.

Futbollisti 26 vjeçar i kombëtares francez u bashkua me Realin në verën e 2009, nga Lyon dhe që atëherë ka luajttur 235 ndeshje dhe ka shënuar 111 gola me fanellën e bardhë, sipas të dhënave zyrtare të klubit me të cilin ka fituar një Champions League, (La Deciman), një kampionat, 2 herë Kupën e Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës.

Sezonin e kaluar, që u mbyll me fitimin e trofeut më të rëndësishëm për klubet në Lisbonë, Benzema luajti 52 ndeshje zyrtare me Realin dhe shënoi 24 gola, 17 në kampionat, 5 në Champions League dhe 2 në Kupën e Mbretit.

Pas “blindimit” të Benzemas, objektivi i radhës për Realin është rinovimi me Sami Khedirën, që është futbollisti tjetër të cilit i skadon kontrata në qershor të 2015-s.

Fillimisht mesfushori gjerman dukej më i predispozuar për të bërë gati valixhet, por në ditët e fundit është shfaqur më i hapur për të pranuar ofertën e rinovimin nga "Los Blancos". /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 09:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori