Rinovimi i Messit, Rosell: Ka kohë
Barcelona duket se nuk kërkon të nxitohet për rinovimin e Lionel Messit, kontrata e të cilit skadon në vitin 2016. Presidenti Sandro Rosell u shpreh i sigurt se argjentinasi do të qëndrojë gjatë te blaugranat, ndërsa pohoi se nuk parashikon bisedime në të ardhmen e afërt për kontratën e re të Messit.

"Mund të ketë negociata të nesërmen ose ndoshta vitin e ardhshëm. Kontrata e tij skadon në 2016 dhe do të ishte e papërgjegjshme për ne që të mos zgjatet", deklaroi presidenti katalanas.

Numri një i blaugranave foli edhe për Eric Abidal. Rosell tha se mbrojtësi është rikuperuar plotësisht pas operacionit por duke iu referuar mjekëve, ai nuk është ende në gjendje të luajë. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2012, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori