Rinovon Aguero, edhe 5 vite të tjera te City
Pëlqej
Pas David Silvës dhe kapitenit Vincent Kompany edhe Sergio Aguero ka rinovuar kontratën e tij deri në 30 Qershor të vitit 2019 me Manchester City-in. 27-vjeçari argjentinas i cili do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Citiziens për të atë gol që shënoi në minutën e 95-të sfidës me Quens Park Rangers dy vjet më parë duke rikthyer City-in te titulli kampion që i mungonte prej shumë kohësh, vendosi të vijojë karrierën e tij me kampionët e Anglisë edhe për 5 vitet e ardhshme.

Ishte vetë klubi i City-it në faqen e tij në internet që zyrtarizoi marrëveshjen për rinovimin e kontratës me ish sulmuesin e Atletico Madrid.

Menjëherë pas firmës erdhën edhe fjalët e para të Agueros për faqen e klubit në internet.

"Më është dhënë mundësia për të luajtur cdo javë përpara këtyre fansave të mrekullueshëm. Dicka e tillë më motivon edhe më tepër për të dhënë maksimumin tim në cdo ndeshje me këtë fanellë. Sezoni i kaluar ishte thjeshtë fantastik por unë nuk jam i kënaqur me dy tituj të Premier League. Ndodhem në një klub special dhe dëshira ime ishte të vazhdoja të qëndroja këtu edhe për shumë vite", shprehet 27-vjeçari argjentinas.

Sulmuesi që u transferua te "Citiziens" në vitin 2011 për shumën e 45 milionë Eurove nga Atletico Madrid, deri në këto momente ka luajtur 122 ndeshje me kampionët e Anglisë, gjatë të cilave ka shënuar edhe 75 gola. Termat ekonomikë të marrëveshjes së re mes Agueros dhe City-t nuk bëhen të ditura nga klubi anglez, ndërkohë që kur të përfundojë kontrata e tij e re me skuadrën nga "Etihad Stadium" argjentinasi do të jetë plotë 32-vjeç, një fakt ky që të bën të mendosh se karriera e Agueros mund edhe të përfundojë te Manchester City. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori