Tashmë është zyrtare: Inter, nëpërmjet faqes së tij në internet, ka njoftuar se Drejtori
Sportiv Piero
Ausilio ka rinovuar kontratën e deri në fundin e vitit 2017.
"Jemi shumë të lumtur që zgjatëm kontratën me drejtorin tonë
sportiv. Jemi duke punuar shumë me entuziasëm dhe pasion për të vendosur bazat e një Interi
fitues", është shprehur presidenti Erick
Thohir.
"I lumtur dhe krenar. Falenderimi im shkon për presidentin
Thohir për besimin e madh që ka treguar. Objektivi ynë është ai i ndërtimit të një Interi që kthehet
fitues dhe që ze vendet që i takojnë në Itali dhe Europë", u shpreh
Ausilio. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014,
ora 12:11