Rinovon me Sydney, Del Piero: Jam i lumtur
Alessandro Del Piero zyrtarisht ka pranuar të qëndrojë te Sydney FC edhe për një sezon tjetër, duke i dhënë fund spekulimeve se karriera e tij në A-League ishte drejt fundit dhe se do të shkonte në Brazil për të veshur fanellën e Flamengos. Klubi australian dëshironte që legjenda italiane të mos largohej dhe kjo dëshirë u kthye në realitet.

"Jam shumë i lumtur që do të jem edhe një sezon tjetër te Sydney FC", tha Del Piero.

"Zgjodha këtë skuadër në fillim të sezonit sepse doja të tregoja dashurinë për futbollin në një vend tjetër dhe deri tani jam kënaqur gjatë qëndrimit te Sydney dhe në Australi. Duhet të punojmë shumë për të patur sukses deri në fund të sezonit", deklaroi ish kapiteni i Juventus. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2013, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori