Rio Ferdinand: Pogba dhe Bruno mund të luajnë së bashku
Në dy ndeshjet e fundit të Manchester United, Paul Pogba ka shënuar golat kryesorë të ndeshjes dhe kësisoj ata kanë fituar gjashtë pikë.

Fulham ishte kundërshtari të cilin Man Utd e mposhti me mjaftë vështirësi, mirëpo në fund mori atë se çfarë donte: pikët maksimale.

Rio Ferdinand, ish-lojtar i Djajve të Kuq, tani si një analist i futbollit ka lavdëruar paraqitjet e francezit Pogba.

"Pogba është një nga më të mirët kur është në formën e tij. Ndeshja ndaj Fulham dëshmoi se Bruno dhe Pogba mund të luajnë shumë mirë bashkë", tha Ferdinand.

Dy lojtarët kryesorë te Man Utd në ndeshjet e fundit kanë qenë pikërisht këta dy, të cilët kanë ndihmuar klubin të ngjitet në pozitën e parë në tabelë.
Shtuar më 21/01/2021, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori