Rio Ferdinand tentoi vetëvrasjen pas vdekjes së bashkëshortes
Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand ka zbuluar se pas vdekjes së gruas së tij ai ka menduar edhe vetëvrasjen. Në një intervistë për tabloidin britanik “The Sun”, ish-mbrojtësi zbuloi vështirësitë që ka pasur për rritjen e fëmijëve pasi nuk dinte të kujdesej për ta.

“Jeta plot privilegje si futbollist ka bërë që unë mos të kam asnjë ide si të merrem me fëmijët e mi. Duke qenë futbollist çdo gjë e ke gati, asgjë nuk ke nevojë të bësh vetë. Nuk dija as si të shkoja te mjeku, sepse vetëm te mjeku i klubit kam qenë. Në ato momente më janë ndodhur njerëz të dashur pasi kam menduar edhe vetëvrasjen...” u shpreh ai
Shtuar më 22/03/2017, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori