Rita Ora dhuron spektakël në Stamford Bridge të Londrës (FOTO LAJM)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ditën e djeshme performoi në Stamford Bridge në Londër, organizim ky i mbështetur nga UNICEF.

Këngëtarja hyri në skenë me një palë xhinse me njërën këmbë të zhveshur, dhe një bluzë të bardhë me një dizajn mjaft të veçantë.

Në pjesën e barkut po mbante një rrip të zi dhe vendosur kishte edhe disa bizhuteri, kurse flokët e saj të valëzuara morën gjithë vëmendjen.

Pak më parë në mbrëmje, 28 vjeçarja u pa e veshur me një xhaketë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, pastaj u intervistua në fushë para se të fillonte ndeshja bamirëse.

Këngëtarja Ora para se të performonte, ka folur për vizitën e saj emocionale në Kosovë, si pjesë e punës si ambasadore e UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar.
Më herët, Rita Ora ka takuar dhe Princin Harry ku sërisht qëllimi i organizimit ishte për ti ardhur në ndihmë fëmijëve.

Dje gjithashtu është publikuar dokumentari i realizuar nga Soccer Aid për UNICEF-in në Kosovë, i cili u transmetua në ITV Channel në Angli dhe STV në Skoci.



Shtuar më 17/06/2019, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori