Rivaldo kritikon Titen: Fanella me numrin 10-të ka shumë peshë tek Brazili (FOTO LAJM)

Disa nga zgjedhjet e bëra nga trajneri Tite, në humbjen ndaj Argjentinës, janë kritikuar shumë në Brazil.

I fundit që ka shprehur pakënaqësinë ndaj teknikut është ish-kampioni i botës me seleçaon në vitin 2002, Rivaldo.

Në llogarinë e tij në Instagram, 47 vjeçari shprehet se nuk e kupton dhënien e numrit 10-të Lucas Paquetas, pasi fanella me numrin 10-të tek kombëtarja e Brazilit ka shumë përgjegjësi.

"Pashë Brazil - Argjentinë dhe jam i trishtuar për atë që ndodhi me numrin 10, ata ia dhanë Paquetas. 10-ta e Brazilit është një fanellë e respektuar në të gjithë botën, një fanellë e veshur dhe e nderuar nga Pelé, Rivelino, Zico, Rivaldo, Kaka, Ronaldinho, Neymar.

Nuk mund të fajësoj lojtarin, por stafin teknik. Ata e dinë peshën e kësaj fanellë dhe po djegin një lojtarë 22 vjeçar, që mund të ketë një të ardhme të shkëlqyer tek kombëtarja e Brazilit, përfundoi Rivaldo.







Shtuar më 17/11/2019, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori