Rivaldo: Messi këtë sezon meriton "Topin e Artë"
Lionel Messi e meriton të fitojë për të gjashtën herë "Topin e Artë", pavarësisht nëse ai fiton Ligën e Kampionëve apo jo me Barcelonën.

Kështu ka deklaruar legjenda braziliane, Rivaldo, që e sheh Messin favorit për të fituar "Topin e Artë".

"Është e pamundur ta përshkruani Messin”, ka thënë Rivaldo.

"Më pëlqen aq shumë dhe gjithmonë them që ndihem keq dhe i trishtuar, sepse ai kurrë nuk fitoi Kupën e Botës me Argjentinën. Është një çmim që e meriton, sepse një lojtar i klasit botëror si ai duhet të jetë një kampion botëror. Ai është duke shënuar gola, duke dhënë asiste dhe duke qenë kryegolashënues në La Liga për një kohë të gjatë, dhe mendoj se ajo që po bën në Ligën e Kampionëve është meritë që duhet t’i njihet. Edhe nëse nuk e fiton Ligën e Kampionëve, "Topin e Artë" ai e meriton", deklaroi ish-kampioni i Botës, Rivaldo.

Shtuar më 19/04/2019, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori