Rivaldo paralajmëron Barcelonën: Kujdes me Messin
Legjenda e Barcelonës, Rivaldo, e ka paralajmëruar klubin katalonas se nuk duhet ta nxitojë procesin rikuperues të Lionel Messit nga lëndimi i tij i fundit.

Ylli argjentinas i Barcelonës ka pasur vështirësi me lëndime gjatë këtij sezoni dhe ai arriti të luajë vetëm 45 minuta në fitoren e katalonasve kundër Villarrealit në mesjavë, transmeton Gazeta Express.

Rivaldo, i cili i kaloi pesë sezone në Camp Nou dhe e shijoi një karrierë dydekadëshe si futbollist, beson se Messit duhet t’i jepet e gjitha koha e nevojshme për t’u rikuperuar plotësisht nga lëndimi i tij.

“Përderisa argjentinasi po kthehet nga lëndimi i tij, klubi duhet të jetë i kujdesshëm që të mos e nxitojë atë. Ai është 32-vjeçar dhe ka qenë duke luajtur në nivelin më të lartë pa pushim fare, kështu që është normale që ai të ndiejë dhimbje nganjëherë”, ka thënë Rivaldo.

“Klubi duhet ta lejojë atë të rikuperohet plotësisht, në mënyrë që ai të mos lëndohet sërish kur të kthehet në skuadër. Nuk ka rëndësi nëse ai mundon dy-tri javë apo një muaj. Kur unë isha në të 30-tat e mia, mendoja se nuk do të lëndohesha kurë, por kjo s’ishte e vërteta”.

“Kur je 32-vjeçar nuk është e njëjta si kur je 25-vjeçar, kështu që ti duhet ta menaxhosh fitnesin tënd më mirë. Nuk e shoh këtë si shenjë të rënies së Messit, edhe pse, kur të kthehet, ai do të ketë më pak vite të mbetura si futbollist i nivelit më të lartë”.

Përveç që ishte titullar në ndeshjen kundër Villarrealit, minutat e vetëm të tjerë të Messit për Barcelonën këtë sezon kanë ardhur në dy ndeshje si zëvendësues nga stoli, ndërsa tani ai po përballet me një lëndim muskulor në këmbën e majtë.
Shtuar më 27/09/2019, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori