Rivaldo trondit me deklaratën: Guardiola mund të kthehet këtë verë në Spanjë
Ish-lojtari i Barcelonës, braziliani Rivaldo, ka dhënë një intervistë për "Betfair", ku ai është ambasador, duke u shprehur se Pep Guardiola, me të cilin ka luajtur te Barcelona, mund të kthehet në Spanjë, por pa përmendur emra skuadrash Barcelona mbetet shtëpia e tij.

"Ai do të kërkojë sfida të reja në të ardhmen, synon projekte të reja. Madje nuk e përjashtoj që të largohet nga Manchester City që këtë verë. Sigurisht që ai është i lumtur te Citizens, por një ofertë e mirë nga Spanja do ta tundonte."

"Atij nuk i pëlqen të jetë larg familjes dhe miqve të tij. Mendoj se nostalgjia do të përcaktojë të ardhmen e tij".

"Më kishte thënë se do të bëhej trajner, por kurrë nuk e imagjinoja se do të ishte kaq i suksesshëm. Ai çdo gjë e bën me shumë pasion dhe ndërton marrëdhënie shumë të mira me lojtarët."

"Është pikërisht ajo që duhet për të dyja palët. Real Madridi, pas një sezoni të keq, kërkon të ringrihet. Ndërsa Hazard kërkon një sfidë te një skuadër më të madhe të Chelsea."

Shtuar më 15/05/2019, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori