Rivaldo zbardh dëshirën e madhe të Neymarit
Legjenda e futbollit brazilian dhe ish-lojtari i Barcelonës, Rivaldo, është i sigurt se Neymari do të luajë herët apo vonë për Real Madrid, përkundër faktit që ai ka thënë se është i përkushtuar ndaj Paris Saint-Germainit.

Rivaldo beson se ai do të qëndrojë këtë sezon në Francë, por pastaj do të kthehet në Spanjë për të luajtur për kampionët evropianë.

“Duket se ai do të qëndrojë në Francë këtë sezon, por në futboll nuk dihet kurrë. Asnjëherë nuk mund ta dish se çfarë do të ndodhë nesër. Gjithçka mund të ndodhë derisa të mbyllet afati kalimtar”, ka thënë Rivaldo.

“Tani për tani, duhet t’i besoj fjalëve të tij se do të qëndrojë në PSG, por me aq sa kam dëgjuar, ai do të përfundojë, herët apo vonë, në Real Madrid”.
Shtuar më 09/08/2018, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori