Rivali kërcënon Juven për titullin kampion
Skuadra e Juventusit është lider në kampionatin Italian pasi udhëheq me 6 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Napoli. Por kështu nuk mendon sulmuesi i skuadrës së bardhekaltërve, Dries Mertens. Ai tha se Napoli nuk është dorëzuar dhe se është një kërcënim i madh për Juventusin.

"Kemi qenë të pafat në ndeshjen që kemi humbur kundër tyre, por Napoli ka treguar se është në formë. Ata kanë bërë blerje të mëdha dhe ndoshta janë më të fortë se më parë, por unë nuk jam plotësisht i bindur. Në Torino kemi provuar të fitojmë pa patur frikë.

Titulli? Napoli është në garë. Edhe Juventus do të ketë vështirësi dhe ne do të kërkojmë të përfitojmë. Edhe rivalët e tjerë janë të fortë, kryesisht mendoj për Inter-in. Champions? Është një grup i vështirë, por ne duam të kualifikohemi. Fitorja ndaj Liverpool na ka kthyer në garë”, tha Mertens. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2018, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori