Rivalitet brenda dhe jashtë fushës, ky është premtimi që Barça i bëri Neymar-it për të mos kaluar te Reali!
Verën e kaluar në merkato kishte një luftë të ashpër mes Barcelonës dhe Realit të Madridit për të marrë shërbimet e brazilianit Neymar. Fillimisht O’Ney ishte shumë pranë transferimit te blaugranat ndërsa më pas në pamundësi për ta blerë Barça në garë për 28-vjeçarin u fut fuqishëm edhe Reali i Madridit me presidentin Florentino Perez që e pëlqente sëtepërmi lojtarin.

MundoDeportivo ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante lidhur me Neymar Jr, sepse që lojtari të mos pranonte ofertën e Los Blancos dhe të qëndronte edhe një tjetër vit te Paris Saint Germain, Barcelona i ka premtuar futbollistit se nëse nuk do ta blente dot verën e kaluar do ta blejë gjatë kësaj vere.

Një lëvizje kjo e blaugranave për të frenuar kalimin e Neymar te rivalët madrilenë. Tashmë mbetet për t’u parë nëse premtimi do të mbahet dhe 28-vjeçari do të rikthehet te Barça gjatë kësaj vere.
Shtuar më 04/04/2020, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori