Rivaliteti i klubeve shkatërron Anglinë
Ish-mesfushori i Manchester United, Paul Scholes beson se rivaliteti i ashpër i klubeve do të pengojë shanset e Anglisë për sukses. 36-vjeçari, tani në rol teknik në Old Trafford, u pensionua nga futbolli ndërkombëtar më 2004.

Por, ai bëri të ditur se ekzistonte një atmosferë e dyshimeve mes futbollistëve nga klubet rivale gjatë kohës sa ai ishte pjesë e ekipit.

"Ekziston një rivalitet i madh mes klubeve në Angli dhe nuk është gjë e mirë kur shkoni në ndeshje ndërkombëtare", tha Scholes për Sunday Mirror.

"Ne gjithmonë kishim një dozë dyshimi për njëri-tjetrin dhe nuk duhet të keni këso gjëra nëse dëshironi të jeni të suksesshëm në shkallën ndërkombëtare".

"Ju nuk mund të ndërtoni një ekip ose një shpirt kur rivaliteti është gjithmonë prezent. Ishte gjithmonë tepër i madh për t'u tejkaluar", përfundoi Scholes.
Shtuar më 03/10/2011, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori