Rivaliteti Juve-Fiore, Montella: Të mbesë në fushë
Ndeshja e së shtunës me Juventusit dhe Fiorentinës rrezikon të shndërrohet në një rivalitet përtej fushës së blertë.
Shkak për këtë janë marrëdhëniet "agresive" mes dy klubeve që nga merkato e verës së kaluar, kur bardhezinjtë ndërhynë në përpjekjen e Fiorentinës për të blerë Dimitar Berbatov, duke u prishur planet këtyre të fundit.

Ai që bën apel që dueli të mbetet vetëm në karakterin futbollistik është trajneri i vjolëve, Vincenzo Montella. Në deklaratën para mediave, Montella tha se rivaliteti duhet të qendrojë vetëm në fushën e blertë.

"Rivaliteti Juventus-Fiorentina? Duhet të ruajmë gjithcka brenda kornizave të rivalitetit sportiv, ta transformojmë në një energji pozitive dhe jo në arrogancë", tha tekniku i Fiorentinës.

Më tej ish-sulmuesi i Romës deklaroi skuadra është përgatitur mirë për takimin dhe se do të zbresë në Juventus Stadium për të fituar. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2013, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori