"Rivaliteti me Messin? Në mendjen time jam më i miri"
Pëlqej
Nuk mund të thyhet kurrësesi se Cristiano Ronaldos i mungon egoizmi. Madje besimi në vete është një ndër armët më të forta të yllit portugez. Në pritje për të mësuar se kush do të jetë "Lojtari i Vitit Uefa" ai, Neuer apo Robben, në një intervistë për Tv1, "Topi i Artë" ka folur edhe për rivalitetin me Lionel Messin. /albeu.com/

"Rivalitetin e krijon shtypi. Unë nuk kam asnjë rivalitet me Messin. Kur takohemi bashkë kemi një raport normal dhe profesional", është shprehur Ronaldo. Por kur e cilëson argjentinasin "më të mirin në botë", ylli portugez reagon kështu: "Nuk mund ti pëlqej të gjithëve, është normale. Duhet të respektoj opinionet e të tjerëve, por jeta ime nuk varet nga ajo që mendojnë njerëzit".

"Askush nuk është më i mirë apo më i keq. Secili bën punën e vetë dhe kërkon të japë më të mirën për skuadrën e tij apo për kombëtaren. Të dy duam të jemi më të mirët. Në profesionin tim besoj se jam më i miri dhe punoj për këtë. Edhe nëse nuk është, në kokën mendoj gjithmonë kështu", vijoi Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori