Rivaliteti Messi-Ronaldo, portugezi rrëfen se çfarë do të ndodhë pas transferimit
Pëlqej
Cristiano Ronaldo ka insistuar se ai nuk i sheh lojtarët kundërshtarë si rivalë, duke thënë se çdo lojtarë lufton për klubin e vet, gjë të cilën thotë se do ta bëjë edhe vet në skuadrën e tij të re, Juventus.

Cristiano Ronaldo u prezantua si lojtar i ri i Juventusit të hënën në një konferencë për media, pas kompletimit të transferimit të tij nga Real Madridi për 112 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Gjatë konferencës për media ku u prezantua, Ronaldo u pyet për rivalitetin e tij me yllin e Barcelonës, Lionel Messin.

“Unë nuk i shoh lojtarët si rivalë. Të gjithë flasin për rivalitetin tim me Messin, por të gjithë luftojnë për klubet e tyre dhe këtë do ta bëjë unë këtu. Në fund do të shikojmë prapa dhe ta shohim se kush është më i miri”, tha Ronaldo.

Ronaldo ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Juventusin, dhe do të ketë pagë vjetore prej 30 milionë euro.
Shtuar më 16/07/2018, ora 21:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori