Riza: Ju tregoj dy problemet e mëdha të Shqipërisë
Florian Riza, i ftuari i përhershëm në emisionin “Pressing” në ABC News, ka folur për situatën e kombëtares dhe problematikat që ai ka.

“Vetëm një mbrojtës i majtë nuk është gjetur. Kanë luajtur Hysaj, Binaku, Trashi, Roshi, Memolla”, tha mes të tjerash Riza.

“Dy defekte kemi ne. Fillojmë lojën me vonesë, pas minutës së 20-të. Nuk e di si zgjidhet kjo. Dorëzimi i topit pa presingun agresiv, është një tjetër problem. Le të flasim si të zgjidhet ky problem.Golat e lehtë të pësuar? E përmbajnë problemet e mësipërme edhe këtë”.

“kur ekipi merr pjesë në Europian, nuk mund t’i ndryshosh dot pas një suksesi. Normalisht duhen bërë ndryshime. Jam dakord që duhet të ishte marrë një trajner me eksperiencë”.
Shtuar më 21/11/2019, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori