Riza: Ju tregoj problemin e skuadrave të mëdha, Skënderbeu nënvlerësohet
Florian Riza është ndalur te ndeshja Skënderbeu-Partizani në emisionin “Pressing” në ABC Neës. Ish-futbollisti tregon problemin e madh të skuadrave të mëdha, që nuk janë besnike ndaj skemave taktike.

“Kolona e humbjeve është me katër, do bëhen nga tetë. Nuk e gjejmë dot tani ekipin që shpallet kampion. Në futboll sa herë ndryshon rezultati, ka përshtatje. Kur janë në avantazh, duket qartë që ekipet nuk i zbatojnë siç duhen manualet e ndeshjes.

Partizani ishte në avantazh në Korçë. Është e papranueshëm që një lojtar të kryejë faull dhe të ndëshkohet me karton në një largësi 60-70 metra larg zonës. Mbrohet duke u organizuar mirë, duke qarkulluar topin dhe duke ulur ritmin e kundërshtarëve. Ekipet e mira duhet t’i kenë të qarta manualet, nuk i zbatojnë. Skënderbeu nënvlerësohet, sepse nuk do të marrë pjesë në Kupat e Europës”, thekson Riza.
Shtuar më 23/01/2020, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori