Sergio
Ramos po shndërrohet në një nga mbrojtësit që ka shënuar më shumë
gola në historinë e Realit të Madridit. Goli ndaj Gedafes në fundjavën që lamë pas ishte e katërta për të këtë
sezon.
Ndërsa në 289
ndeshje të luajtura me fanellën e "Los Blancos" ai ka realizuar 36
gola: 28 në kampionat, 4 në Champions League, 2 në Kupën e Mbretit dhe 2 në Superkupë. Mesatarja është 1.12
gola për
ndeshje.
Me këtë ritëm ai ka arritur rekordin e një mbrojtësi të paharruar te “Galaktikët”, brazilianit Roberto Carlos. Braziliani ka shënuar 66
gola në 512
ndeshje me Realin e Madridit, dhe të dy kanë të njëjtën mesatare.
Në këtë
sezon,
Ramos është golashënuesi i shtatë më i mirë i kryeqytetasve. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2012,
ora 12:51