"Roaldo tani mund të krahasohet me Di Stefanon"
Pëlqej
Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez, thotë se bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo, tashmë radhitet në mesin e legjendave të klubit mbretëror.

“Unë besoj se Cristiano tashmë mund të krahasohet me Di Stefanon. Ronaldo nuk është legjendë, ai është lojtar spektakolar, me të gjithë ato Topat e Artë që i ka fituar. Kur vitet kalojnë, ne sigurisht se do të vlerësojmë kontribuin e tij edhe më shumë”.

“Nëse Reali fiton Championsin, do të bëjmë historinë. Do të ishte historike. Si fëmijë gjithmonë ëndërroni të fitoni Champions dhe kur e ke përpara mundësinë për ta fituar për herë të katërt, është e pabesueshme”.

“Unë e kam parë shumë Liverpoolin këtë vit. Do të jetë me rëndësi të përqëndrohemi ndaj lojtarëve që janë të shpejtë e që Liverpooli i ka të tri lojtarët në krye të sulmit. Duhet ta jetojmë secilin moment të finales”, deklaroi Nacho. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2018, ora 00:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori