Robben bavarez deri në 2015-ën
Pas shumë javë spekullimesh, "telenovela" me protagonistë Bayern Munchen dhe Arjen Robben ka përfunduar. Hollandezi ka rinovuar kontratën e tij me klubin gjerman deri në qershor të vitit 2015.

" Jemi shumë të kënaqur që kemi zgjatur bashkëpunimin me Robben. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe një garanci për vazhdimësinë e suksesit", u shpreh presidenti i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge.

Ndërsa Robben theksoi: " Gjithmonë e kam deklaruar se ndihem shumë mirë në Mynih. Për këtë arsye vendosa të zgjas kontratën deri në 2015. Bayern është si një familje për mua. Dy nga tre fëmijët e mi kanë lindur në Mynih dhe familja ime ndihet mirë. Edhe nga aspekti profesional zgjatja e kontratës është një lajm i mrekullueshëm. Kemi një skuadër të shkëlqyer dhe jam i sigurtë që do të fitojmë trofe në vitet në vazhdim".

Në mediat gjermane flitej se Robben nuk donte të rinovonte kontratën me klubin për shkak të konfliktit me Ribery në ndeshjen ndaj Real Madrid, ku francezi e goditi me grusht hollandezin në dhomat e zhveshjes pas një debati për ekzekutimin e një goditjeje dënimi. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2012, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori