Robben: E di si fitohet në Angli
Për hollandezin e Bayern Munchen, Arjen Robben fitorja ndaj Arsenal sot në "Emirates Stadium" do të jetë detyrimduke shpresuar të jetë titullar, megjithëse kjo ka pak mundësi të ndodhë duke parë që në rolin e tij do të luajë gjermani Thomas Muller.

"Nëse "Topçinjtë" do jenë në një ditë të mirë, do na e vështirësojnë punën. E di sesi luajnë ata, ndaj në "Emirates" duhet të luaj me patjetër. Do jetë gabimi më i madh ta nënvlerësojmë potencialin e tyre. Edhe pse "Topçinjtë" kanë zhgënjyer, në shtëpi ata dinë t’i ndëshkojnë rivalët", deklaroi ish futbollisti i Chelsea, Arjen Robben.


Nga ana e tij, Thomas Muller i këshillon shokët e tij që t’i nxjerrin gjoksin armikut, duke luftuar me të gjitha forcat për fitoren.

"Të tilla transferta kanë nevojë për shpirt luftarak dhe rezistencë. Ne thjesht duhet të tregojmë forcën tonë në ndeshje jashtë fushe. Në Champions s’ka rivalë të dobët. Këtu nuk kam ardhur të mësoj gjuhën angleze, por të fitoj ndaj Arsenalit dhe më pas të vij sërish të fitoj finalen në "Wembley'", tha gjermani. /albeu.com/

Shtuar më 19/02/2013, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori