Robben kërkon hakmarrje
Ylli hollandez i Bayern Mynih, Arjen Robben, pritet të jetë protagonisti kryesor i bavarezëve në duelin e sotëm kundër Real Madrid. Në prag të kësaj sfide përballë spanjollëve, lojtari 28-vjeçar nuk shpreh aspak respekt e nostalgji për kohën që kaloi me ta. Ai nxjerr në pah motivimin që ka me fanellën e Bajernit, si dhe kërkon t’i ndëshkojë për faktin që e shitën kundër vullnetit të tij.

" Për mua nuk ka për të qenë ndonjë sfidë e veçantë, edhe pse do kemi përballë Realin, ish-ekipin tim. Dua të jem pjesë e finales me Bayern dhe t’i ndëshkoj sa më parë madrilenët. Ata më shitën në vitin 2009, duke vendosur kundër vullnetit tim. Ëndrra ime është të bëhem sërish pjesë e finales, por këtë herë ta fitoj atë", deklaroi Arjen Robben. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2012, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori