Robben: Mou më ka forcuar psikologjikisht, Van Gaal taktikisht
Mesfushori holandez i Bayern Munchen Arjen Robben nuk ka ndër mend të largohet nga "Allianz Arena". Gjatë një interviste për gazetën e vendit të tij "Telegraaf", Robben krahason trajnerët e tij, si dhe del në konkluzion se transferimi nga Real Madrid te Bayern Munchen ka qenë vendimtar.

"Spekulimet janë të panevojshme. Ndihem mirë te Bayerni", tha Roben duke shtuar: "Mourinho më ka forcuar psikologjikisht, ndërsa Van Gaal më ka bërë më të fortë taktikisht". /albeu.com/



Shtuar më 26/10/2014, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori