Robben: Nuk dua te largohem nga Reali
Albeu.com
Arjen Robben është njëri nga lojtarët të cilët dëshiron t’i shesë presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, për të grumbulluar disa fonde, mirëpo holandezi ka refuzuar të largohet nga Santiago Bernabeu.Sipas “El Mundo Deportivo”, Robben ka kërkuar nga Mbretërit që të mos ua ofrojnë atë skuadrave tjera.

Perez dëshiron ta shes Robbenin dhe Wesley Sneijderin për të grumbulluar afër 40 milionë euro, me qëllim që t’i balancojë paksa fondet, mirëpo të dy holandezët nuk planifikojnë ta zhveshin fanellën e Los Blancos.
Shtuar më 16/08/2009, ora 18:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori