Robben nuk është në shitje
Arjen Robben
Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Christian Nerlinger ka insistuar se Arjen Robben nuk është në shitje për asnjë çmim. Në fundjavë spekulohej se Robben kërkohet nga Milan, por Nerlinger ka bërë të qartë se ylli holandez nuk do të lëvizë nga Allianz Arena.

“Mundem vetëm të qeshi me këto spekulime. Robben nuk është në shitje për asnjë çmim. Nuk ka asgjë të vërtetë rreth spekulimeve për largimin e tij nga klubi”, tha Nerlinger për të përditshmen sportive gjermane Bild.
Shtuar më 15/03/2011, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori