Robben: Nuk jam i mërzitur me Guardiolën
Pëlqej
Arjen Robben nxiton të përgënjeshtrojë spekullimet mediatike se ai ka mbetur i pakënaqur nga fakti se qëndroi në stol për përballjen e Bayern Munchen në Bundesliga me Bayer Leverkusen fundjavën e kaluar. 29-vjecari holandez shpjegoi se arsyeja për qëndrimin e tij në stol ishte një dëmtim i lehtë, duke përgënjeshtruar zërat se ai ka mbetur i pakënaqur me trajnerin e bavarezëve, Pep Guardiola pasi spasnjolli nuk e futi në fushë para minutës së 71 kur Robben hyri si zëvendësues.

"Për sa i përket ndeshjes me Leverkusen, sigurisht që unë do të kisha perferuar të futesha në fushë më shpejt, por dua të sqaroj gjithashtu se unë pata një problem të vogël muskular gjatë stërvitjes së fundit para takimit. Ishte kjo arsyeja se përse trajneri Pep Guardiola më la në stol dhe asgjë tjetër", ka thënë futbollisti hollandez i Bayern Munchen.

Në sfidën me Bayer Leverkusen, Bayern kaloi i pari në avantazh me anë të Toni Kroos, por Sidney Sam shënoi për "Aspirinat" duke i shkaktuar bavarezëve barazimin e dytë sezonal në kampionat pas atij me Freiburg. Gjithsesi pavarësisht se nuk morrën maksimumin bavarezët lëvizën një pikë para Borussia Dotmund në klasifikimin e Bundesligës. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori