Robben pendohet: Kalimi nga Reali te Bayerni hap pas në karrierën time
Ajern Robben është shprehur se ka bërë një hap pas në karrierën e tij me kalimin nga Reali te Bayerni. Futbollisti holandez transferua për 25 milion euro te kampionët e Gjermanisë, por mesa duket është penduar.

“Në 2009 kur lashë Realin dhe shkova te Bajern Mynih, bëra një hap pas. Unë dhashë maksimumin në atë skuadër, por nuk më dhanë asnjë shans tjetër për të marrë një vendim tjetër, veçse të largohesha.
Në atë periudhë, Bayerni nuk ishte mes më të mirëve të Europës.

Ishte vendimi më i vështirë i jetës sime, sepse ishte një hap pas. Në fund firmosa, sepse drejtuesit e klubit këmbëngulën shumë, madje edhe Van Gaal pati një rol të madh dhe vendimtar në transferimin tim në Mynih”, deklaroi Arjen Robben.

Shtuar më 02/01/2017, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori