Robben, te Bayern deri në 2015-ën
Holandezi Arjen Roben nuk do të jetë një nga yjet e transferimeve gjatë verës. Ai pritet që gjatë muajit prill të nënshkruaj një kontratë trevjeçare me bavarezët dhe me këtë do të ndërpriten të gjitha spekulimet për largimin e tij.

Gazeta gjermane “Bild” ka shkruar se lojtari holandez ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në 2015, pasi që kontrata e tij skadon në verën e 2013.

Roben kohëve të fundit ka treguar një lojë fantastike, pas kthimit nga lëndimet e shumta, dhe se kjo ka qenë arsyeja që bavarezët kanë theksuar nevojën për të mbajtur fantazistinn holandez. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori