Robben tregon trajnerin më të mirë që ka punuar
Arjen Robben i cili vendosi të tërhiqet nga futbolli sezonin që lamë pas, ka treguar trjanerin me të mirë me të cilin ka punuar. Ai është Pep Guardiola. Holandezi punoi me të gjatë kohës ku spanjolli drejtonte bavarezët.

"Është një vendim i vështirë, kam kaluar shumë kohë të mirë me shumë trajnerë. Nëse me pyesni kush është me i mirë, mund të them Pep Guardiola. Për futboll është brilant. Kur Pep u transferua, unë isha 30 vjeç, në atë moshë shumë lojtarë behën me të dobët, por nën urdhrat e tij, unë isha ende me i mirë. Luajta në pozicione në të cilat nuk kam menduar ndonjëherë që mund të luaj. Ishte me i miri," tha Robben. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2019, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori