Robben zgjat "martesën" me Bayernin
Pak ditë më parë ishte përfolur për një largim të mundshëm të Robben në fund të sezonit, por holandezi dhe Bayerni kanë menduar që të shuajnë gjitha zërat.

Sot madje është zyrtarizuar rinovimi i kontratës me mesfushorin holandez Arjen Robben. Anësori holandez ka firmosur për një vit shtesë, duke e çuar kontratën deri në verën e vitit 2018.

Vitin e kaluar ai kaloi dëmtime të ndryshme, por prej tetorit të vitit të shkuar është kthyer titullar te Bayerni dhe mesa duket nuk ka ndërmend ta lëshojë vendin e tij.

Shtuar më 16/01/2017, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori