Robbie Keane: Nuk do te festoj nese shenoj gol
Pëlqej
Albeu.com
“Nëse arrij gol do të ndjehem njëjtë si vitin e kaluar kur shënova kundër Liverpoolit. Nuk do të festoj pasi që kurrë nuk e bëj këtë kundër asnjë prej ish-klubeve të mia”, ka thënë Keane.Sulmuesi i Liverpoolit, Robbie Keane, thotë se nuk do të festojë nëse arrin gol në ndeshjen e sotme ndaj ish-klubit të tij, Tottenhamit.
“Nëse arrij gol do të ndjehem njëjtë si vitin e kaluar kur shënova kundër Liverpoolit. Nuk do të festoj pasi që kurrë nuk e bëj këtë kundër asnjë prej ish-klubeve të mia”, ka thënë Keane.

“Jam tërësisht i fokusuar në Liverpool. Do të përpiqem ta kryej punën time për ekipin dhe nëse mund t’i ndihmoj të fitojë tri pikë, do ta bëj këtë”, ka shtuar irlandezi, i cili kaloi në Liverpooli gjatë kësaj vere.

Tottenham është në fund të tabelës së Premierligës, pas një fillimi të tmerrshëm të sezonit, për të cilën arsye u shkarkua edhe tashmë ish-trajneri, Luande Ramos. Në vendin e tij tash është Harry Redknapp.
Shtuar më 01/11/2008, ora 18:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori