Roberto Carlos e shikon si të vështirë situatën e Realit për Kampionatin
Pëlqej
Ish-mbrojtësi legjendar i Real Madridit, Roberto Carlos ka analizuar situatën aktuale të Real Madridit në emisionin ‘El Larguero’ të Cadena Ser.

Carlos i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve me shumë pak fjalë rreth La Ligas, Bale dhe transferimeve të janarit, përcjell Albeu.com.

La Liga?
”Ka kohë për La Ligan pasi ka ende shumë ndeshje deri ne fund të kampionatit. Gjithçka mund të ndodhë.”

Gareth Bale?
”Ai tashmë është rikthyer. Bale është i gatshëm që të bëjë shumë për klubin dhe është një lojtar shkëlqyer. Jam i lumtur që ai është rikthyer.”

Transferime në janar?
”Nuk e di se çfarë do të flasë Zinedine Zidane me presidentin Perez rreth kësaj çështje. Por, e di që ai ka mbështetjen e plotë të drejtuesve që ta përforcojë ekipin çdo herë.” /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2017, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori