Roberto Carlos i emocionuar: Mezi po pres të jem në Prishtinë
Pëlqej
Skuadra e Prishtinës më 6 shtator do të zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën turke Sivasspor, dhe këtë takim mezi po e pret edhe trajneri brazilian, ish futbollisti i njohur Roberto Carlos.

Ish kampioni i Botës me Brazilin dhe i Europës me Real Madrid ka deklaruar për Klan Kosovën se 6 shtatori do të jetë festë futbolli në Prishtinë.

"Mezi po pres të shoh Prishtinën, do të jetë një ndjenjë e mirë të luajmë atje dhe do të jetë një festë futbolli, është nderë që Sivasspor luan në Prishtinë", ka deklaruar një prej legjendave të futbollit botëror. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori