Roberto Carlos optimist: Vinicius do ta marrë për dore Realin
Pëlqej
Carlos mendon se talenti brazilian, Vinicius Jr. do të bëhet së shpejti idhull i tifozëve të Los Blancos.

“Unë kam qenë me familjen e tij para El Clasicos dhe ata janë të gjithë shumë të përulur”, ka thënë fillimisht Carlos për gazetarët spanjoll.

“Ai e di se të luash në Real Madrid nuk do të jetë e lehtë, sepse Santiago Bernabeu është shumë i madh dhe tifozët kërkojnë shumë”.

“Të jesh një lojtar i Realit duhet të jetë një burim i krenarisë së madhe për të, por tani ai ka një përgjegjësi më të madhe për tu përmirësuar çdo ditë.

“I uroj atij fat dhe jam i sigurt se ai do të jetë idhull i tifozëve së shpejti”.

“Nuk do të them se ai është ende i gatshëm për shkak se është ende shumë i ri, por Reali ka menduar për të ardhmen e klubit. Mendoj se ishte një veprim i përsosur”.

“Ata do të përshpejtojnë procesin e rritjes së Viniciusit si lojtar dhe si një qenie njerëzore”, përfundoi legjenda braziliane. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2017, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori